"Aspire One 751" një Netbook i ri nga Acer PDF Print E-mail
User Rating: / 5
PoorBest 
E Shtune, 09 Maj 2009 10:29

 

Aspire One 751 vjen me procesor nga Inteli "Atom Z520", 1 GByte RAM dhe 160 GByte hard-disk. Ekrani ofron një rezolucion prej 1366 x 768 pixela. Ky Mini-Laptop do nxirret në treg nga fundi i muajit Maj me një çmim prej 430 Euro.

 

Acer ka zgjeruar linjën e Netbookëve të saj edhe me një model të ri me ekran 11,6 inç që ofron rezolucion prej 1366 x 768 pixela. 

Ky model i ri punon me një Intel-Atom-Procesor Z520 të shpejtë 1,33 GHz, ka në dispozicion 1 GByte DDR2-RAM dhe hard-disk të madh 160 GByte. 

Pos Wi-Fi dhe Fast-Ethernet ky Netbook përkrah edhe Bluetooth 2.0 me EDR. Gjithashtu ka një web-kamerë të integruar (0.3 mega-pixel), HD-Audio si dhe një Touchpad me Multitouch-Përkrahje. Poashtu janë në dispozicion edhe 3 USB-porte dhe një VGA-dalje.

 

Përmasat e Aspire One 751 janë 28,4 x 21,8 x 3 centimetra dhe peshon 1,35 kilogram. Kohëzgjatja e baterisë është 8,5 orë ndërsa si sistem operativ vjen në përdorim Windows XP Home me Service Pack 3.

 

Ky model pritet të dal në treg nga fundi i muajit Maj në 4 ngjyra të ndryshme (e bardhë, e kaltërt, e kuqe dhe e zezë) me një çmim prej afërsisht 430 Euro.

 

 

Freskuar se fundi ( E Shtune, 09 Maj 2009 10:55 )
 
TERMINET E TRANSMETIMIT

About us

Multimedia is a weekly 30 minutes TV Show in the Public Radio Television of Kosovo (RTK), since 2003. The TV Show... Read more