| Me 11. Maj del versioni final i Windows Mobile 6.5 |
|
|
|
| E Shtune, 02 Maj 2009 16:51 |
|
Microsft me 11 Maj gjatë konferencës së zhvilluesve "TechEd 2009" do prezantojë sistemin e ri operativ për telefona mobil Windows Mobile 6.5. Sipas ekspertevëve, Microsoft gjatë kësaj konference do ua prezantojë vizitorëve versionin final të sistemit të ardhshëm operativ, në të cilin do kenë qasje edhe prodhuesit e telefonave mobil. Mirëpo një fillim i parakohëshëm i shitjeve të telefonave mobil me Windows Mobile 6.5 nuk është i mundur, pasi prodhuesve pas lansimit të versionit final i nevojiten disa muaj kohë për pershtatjen e tij me pajisjet e tyre.
Telefonat e parë mobil me sistemin e ri operativ nga Microsoft me gjasë do dalin në treg nga pjesa e tretë e këtij viti.
Edhe pse Windows Mobile 6.5 vlerësohet vetëm si një hap tjetër deri te arritja e versionit Windows Mobile 7, ai prapëseprapë paraqet produktin më të rëndësishëm në historine nëntëvjeçare të Windows Mobile. |
| Freskuar se fundi ( E Shtune, 02 Maj 2009 22:58 ) |




